Shkup, 18 shkurt – Në koordinim me të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor, tashmë kohë të hjatë jemi organizuar për të ushtruar presion mbi Brukselin që të ndryshojë masat që prekin transportuesit. Më në fund, më 11 shkurt, u paraqitën rreth 50 propozime, por ende nuk ka mirëkuptim nga vendet anëtare, por kjo nuk do të thotë se puna ka mbaruar, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme Zoran Dimitrievski.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të deputetëve nga deputetja Jovana Trençevska nga LSDM, zëvendësministri tha se kjo masë nuk prek vetëm vendin tonë, por të gjitha vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor.
“Së bashku me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor u organizuam si qeveri për një periudhë të gjatë në Bruksel për të ushtruar presion për një ndryshim në këto masa dhe më në fund më 11 shkurt, u formua ai grup dhe u prezantuan rreth 50 masa, por ende nuk ka mirëkuptim nga vendet anëtare në këtë kontekst, por kjo nuk do të thotë se puna ka mbaruar”, tha Dimitrievski.
Ai tha se këto masa nuk prekin vetëm vendet kandidate, por edhe vendet anëtare, disa prej të cilave, siç tha, kanë reaguar ndaj këtyre masave.
