Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell

nga D. V.

Shkup, 19 shkurt – Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. 

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. 

Gjatë natës dhe të premten, nën ndikimin e një vale të re me lagështirë, do të ketë reshje të herëpashershme shiu, në vendet më të larta shi dhe borë, ndërsa në male borë. Reshjet do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore (deri në 25 l/m²), dhe lokalisht do të ketë kushte për bubullima.

Gjatë fundjavës, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftohtë me erë mesatare deri e fortë veriore. Nga e hëna do të mbizotërojë mot me diell me rritje të temperaturave të ditës. 

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy