Shëndeti i burrave ende mbetet temë tabu

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 tetor Zhurnal.mk – Ilija Stevanoski nga Prilepi është pacient në Onkologji. Ai kërkoi ndihmë në kohë dhe thotë se nuk duhet të ketë turp kur bëhet fjalë për shëndetin e burrave.

Të rinjtë, ndërkaq, thonë se janë të preokupuar me probleme të tjera.

Sipas një hulumtimi të shoqatës së Prilepit për shëndetin e burrave “Filip Lukaroski”, mbi 70 për qind e burrave nuk kanë kërkuar ndihmë për shkak të turpit, frikës nga gjykimi apo edhe mosbesimit se diçka mund të ndryshojë.

Ende, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin mendor të burrave, flitet shumë më pak sesa për shëndetin mendor të grave.

Burrat vazhdojnë të jenë më të mbyllur se gratë në shprehjen e ndjenjave, edhe atëherë kur përballen me dhimbje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër