Këshilli Gjyqësor formoi një komision për përpunimin e një normë orientuese të lëndëve për gjykatat

nga D. V.

Shkup, 19 shkurt – Këshilli Gjyqësor, në vazhdimin e sotëm të seancës së 537-të, shqyrtoi disa parashtresa të paraqitura nga qytetarë dhe persona juridikë në lidhje me punën e gjykatësve dhe gjykatave. Njëkohësisht, në seancë u formua një komision për përgatitjen e një propozim-vendimi për përcaktimin e një norme orientuese të lëndëve për të gjitha gjykatat, i përbërë nga anëtarët Antoaneta Dimovska, Sadulla Izairi dhe Pavlina Cërvenkovska.

 Këshilli e miratoi parashtresën në lidhje me vonesën shumëvjeçare në miratimin e vendimit gjyqësor nga një gjykatësi i Gjykatës Themelore të Ohrit, megjithëse seanca dëgjimore për rastin kishte përfunduar më shumë se dy vjet më parë. U miratua edhe parashtresa e kompanisë së sigurimeve “MAKEDONIJA sigurim   SHA Shkup Vjena Inshurens grup”  kundër Gjykatës së Apelit në Manastir, përkatësisht gjykatësve që kanë marrë pjesë në shkallën e dytë, e cila tregon për parregullsi në procedurën e gjykatës së shkallës së dytë, me ç’rast, sipas pretendimeve, është marrë vendim i paligjshëm duke mos u zbatuar dispozitat.

 Parashtresat e mbetura të shqyrtuara u vlerësuan si të pabaza. Disa prej tyre i referoheshin padrejtësisë së supozuar në procedurat që lidhen me lirimin nga nga e drejta hipotekare, si dhe pakënaqësisë me dhënien në kohë të vendimeve në çështjet penale dhe civile.

 Në seancën nën pikën të ndryshme janë shqyrtuar edhe çështje të tjera nga puna aktuale, përfshirë një kundërshtim ndaj orarit të punës së Gjykatës Administrative për vitin 2026, të cilin Këshilli vendosi ta përcjellë në seancën e përgjithshme kompetente të Gjykatës Supreme.

 Këshilli e miratoi edhe propozimin për ndërprerjen e të drejtës së kompensimit për jetë të ndarë të njërit prej anëtarëve të Këshillit, ndërsa u konstatua se janë përmbushur kushtet për pensionim të një gjykatësinga Gjykata Themelore e Strumicës.

 Këshilli Gjyqësor në pjesën e parë të kësaj seance dje i  shqyrtoi raportet tremujore mbi efikasitetin e gjykatave për tremujorin e katërt të vitit 2025 dhe gjithashtu trajtoi problemet sistemike në gjyqësor, duke përfshirë mungesën e kuadrit dhe mjeteve financiare, të cilat, siç vlerësohet, ndikojnë në cilësinë e drejtësisë.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy