Studeniçan, 27 tetor Zhurnal.mk – Me kazmat dhe lopatat në duar, me gurë si në kohet e lashta, banorët e fshatit Gaber, kanë nisur me vetiniciative punimet për rregullimin e rrugës së fshatit.
“Fshati Gaber ndodhët në Komunë të Studeniçanit. Nga kjo komunë deri në këtë fshat ka rreth gjashtë kilometra. Banorët së fundmi kanë filluar iniciativë për rregullimin e rrugës së këtij fshati dhe siç mund të shihet po rregullohet me gurë si në kohen e Osmanlive. Ky fshat është i banuar me rreth 30 banorë të cilët jetojnë këtu ndërsa tjerët për shkak të kushteve elementare për jetë janë larguar nga ky fshat”.tha; Avni Tahiri, gazetar.
“Kjo iniciativë nisi pasi gjithmonë kishim shpresa se kjo rrugë do të rregullohet nga shteti apo komuna por nuk gjetëm mirëkuptim edhe pse kemi trokitur në çdo derë dhe më në fund ia nisëm punës vetë me gurë. Si rrugë me gurë ne kemi lexuar se janë ndërtuar vetëm në kohen e Osmanlivë”.tha; Reshat Fejzullahu – Banor i fshatit Gaber
Të harruar nga institucionet dhe të lënë në mëshirë të fatit, ata pak banorë që kanë mbetur në fshatin Gaber, jetojnë kryesisht me bujqësi dhe blegtori.
“Të thashë që çdonjëri kishte nga 10 apo 12 fëmijë kishin. Por filluan të ikin dhe kemi mbetur vetëm ne. Punonim me tokë e me blegtori, lopë e dhen e dhi e kështu.” tha; Salush Aziri – Banor i fshatit Gaber
Halit Arsllani është kthyer për pushime në vendlindje nga Norvegjia. Ai është edhe njëri ndër iniciatorët kryesor që të filloje iniciativa për rregullimin e rrugës.
“Nga puna e në punë nuk është aq mirë por kur nuk ka kushte më të mirë patjetër që të merret iniciativë që ta ngjallim fshatin Gaber. Ky fshati ishte dikur 60 shtëpi pastaj ra në 30 e dikur edhe në 5 apo 6 shtëpi e sikur të mos merrnim iniciative ne ky fshat do të zhdukej.”tha; Halit Arsllani – Banor i fshatit Gaber
Edhe pse në fshatin Gaber kanë mbetur shumë pak banorë, ata shpresojnë se institucionet do të ndërmarrin hapa konkretë për ringjalljen e këtij fshati me përmirësimin e kushteve të jetesës. Së fundmi në fshatin Gaber, banorët e shpërngulur nga ky fshat kanë filluar ndërtimin e shtëpive të pushimit.
