Bëhet xheloz për të, Brikena i drejtohet ashpër Mateos: Nuk jemi në lidhje, mbaje vendin tënd

Nga D. V.
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mateo Borri dhe Brikena Selmani duket se kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin.

Kjo pasi banori është bërë xheloz për të për shkak të një paraqitjes që pati mbrëmjen e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 5.

Duket se Mateos nuk i pëlqeu paraqitja e modeles, që zbuloi pak më shumë për figurën trupore.

Teksa po bisedonin në oborr, Brikena ia tërhoqi vërejtjen duke i thënë se është beqare dhe ka të drejtë të shfaqet si do.

“Nuk jemi në lidhje, mbaje vendin tënd”, i tha ajo në një moment.

Mateo nga ana tjetër ka shprehur haptazi një pëlqim për Brikenën, raport i tyre që kishte nisur katër vjet më parë.

Brikena siç shihet heziton në marrëdhënien me Mateon pasi nuk i beson se ka ndjenja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër