Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët kërkojnë një zgjidhje me Maqedoninë e Veriut: Po mbaron ushqimi

Nga Xh M
597 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Librazhd, 24 shkurt – Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas ka bërë që prej ditësh dhjetëra kamionë me destinacion Shqipërinë të mbeten në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

Në kushtet kur e kanë të pamundur të aksesojnë Tiranën dhe e vetmja rrugë alternative u mbetet tranziti përmes Maqedonisë së Veriut çka kërkon një marrëveshje mes dy vendeve fqinjë si edhe procedura dhe kosto shtesë drejtuesit e kamionëve kanë mbetur në kufi në pritje të zgjidhjes së situatës.

“U bë kaq kohë presim, kemi që të dielën po presim këtu, koha është e ftohtë. Duhet të hapet rruga që të çojmë ngarkesën. Po na mbaron ushqimi, sot me sa shoh është vakti i fundit se na mbaroi edhe buka edhe uji”.

-Sa mall keni?

“Atë nuk e di unë e di firma. Ne kemi problem të madh sa të na hapet rruga e të ikim.”

“Kemi rreth 1 javë që presim. Na vjen keq por kemi familje. Unë kam 1 fëmijë 2 vjeç. Domethënë fiks u bënë 4 ditë dhe po na mbaron ushqimi, uji, e me sa di unë edhe 1 vakt kam e më pas do pi dhe kafen e fundit. Rrimë shtrirë brenda në kamion por edhe nafta po na mbaron, duhet të ikim poshtë të marrim naftë. Të presësh në këto kushte është e vështirë. Nga këtu do ikim në Durrës e me lejen e Zotit dalim nga Shqipëria sa të hapet rruga.”

Ndërkohë, efekti është ndjerë edhe në transportin e udhëtarëve. Operatorët kanë rritur çmimin e biletave, duke argumentuar se devijimet në rrugë më të gjata dhe koha shtesë e udhëtimit kanë rritur kostot operative.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër