Gati sa nuk kalon në përplasje fizike – Greta e akuzon Rogertin se e ka prekur në vithe – e pështyn Juelën

Nga D. V.
557 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ka eskaluar gjendja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Pas një nominimi që bëri Juela Nikolli me anë të Kutisë së Pandorës, kanë shpërthyer debatet.

Kjo pasi ajo dërgoi në një televotim Selin Bollatin, Greta Kazazin dhe Gimbon.

Një gjë e tillë bëri që Greta në ditën e sotme (e mërkurë) të kishte përplasje me të si dhe me Rogert Sterkajn.

Këtë të fundit e akuzoi në një moment se po e prekte në vithe, derisa po qëndronin në oborr.

“S’ka shanse t’i fut duart te vithet e mia, kush është ai. Maniak”, u dëgjua duke bërtitur.

Më pas e pështyn edhe Juelën, duke i thënë se në një formë e ka nxitur atë.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë vendim në lidhje me këtë nga Vëllai i Madh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër