Yjet e “Breaking Bad” reagojnë pas vdekjes së RJ Mitte

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Aktorët e serialit të njohur “Breaking Bad”, mes tyre Bryan Cranston dhe Aaron Paul, kanë reaguar me dhimbje pas vdekjes së kolegut të tyre, RJ Mitte, i cili u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare.

Lajmi u konfirmua më 12 tetor 2026 nga përfaqësuesi i aktorit, i cili bëri të ditur se Mitte, i njohur për rolin e Walter “Flynn” White Jr. në serial, kishte vdekur.

Bryan Cranston, i cili luante babanë e tij në ekran, Walter White, shprehu pikëllimin e thellë për humbjen e aktorit.

Ai kujtoi se e kishte takuar Mitten kur ishte vetëm 14 vjeç dhe se gjatë xhirimeve e kishte parë të rritej nga një adoleshent në një aktor të talentuar.

Cranston vlerësoi gjithashtu angazhimin e tij për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe tregoi se kishin komunikuar me mesazhe vetëm disa javë më parë, duke planifikuar të takoheshin për drekë.

Edhe Aaron Paul, i njohur për rolin e Jesse Pinkman, shprehu dhimbjen për humbjen e mikut të tij, duke thënë se do t’i mungonte shumë.

Ai shfrytëzoi rastin për të përcjellë një mesazh mbështetjeje, duke u kujtuar njerëzve se janë të dashur dhe nuk janë vetëm.

Ndërkohë, aktori Dean Norris, i cili gjithashtu luajti në “Breaking Bad”, tha se ishte kujdesur për Mitten kur ky ishte ende fëmijë, duke e kujtuar si një djalë të dashur.

Përtej karrierës së tij në aktrim, RJ Mitte ishte i angazhuar në mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara.

 RJ Mitte

I diagnostikuar me paralizë cerebrale në moshën trevjeçare, ai e përdori përvojën e tij personale për të sfiduar paragjykimet dhe për të promovuar përfaqësim më të madh në industrinë e argëtimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër