Rektori i UT-së për Ligjin e ri për arsim të lartë: Duhet të tërhiqet dhe të jetë në përputhje me gjendjen reale

Nga D. V.
611 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Sot në Universitetin e Tetovës është mbajtur debat publik për propozim-ligjin e ri për arsimin e lartë, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, tha se propozim-ligji duhet të ndryshohet dhe i njëjti duhet të jetë në harmonizim me gjendjen reale të arsimit të lartë.

– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …

“Çdo fakultet ka miratuar vërejtjet e profesorëve. Në Këshillin e Rektoratit janë miratuar vërejtjet e profesorëve. Numri më i madh i vërejtjeve kanë të bëjnë me cenimin e autonomisë universitare. Me faktin që parashihet të ekzistojë Këshill universitare, me këtë zbehet autonomia e universiteteve. Vërejtjet ka edhe për akreditimin për studimet e doktoraturës. UT ka staf dhe punime shkencore, por kriteret e ligjit të ri nuk janë në përputhje me gjendjen reale.

“Senati i UT-së ka vendim me të cili propozon që ligji më mirë të tërhiqet dhe rishikohet dhe të ketë draft i cili është në harmoni me gjendjen reale. Ne jemi për ta mbrojtur gjendjen reale, ligji duhet të ndryshohet dhe të jetë në harmoni me punën e universiteteve”, tha Zejneli.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër