Elijona i tregon Klodit arsyet që e bënë të krijojë shpresa për një lidhje me të

Nga D. V.
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Elijona dhe Klodi kanë zhvilluar një bisedë të tensionuar në oborrin e shtëpisë, teksa Klodi ndodhej në xhakuzi dhe Elijona qëndronte jashtë.

Dyshja diskutuan për marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë dhe për afrimitetin që është krijuar mes tyre gjatë qëndrimit në lojë.

Gjatë bisedës, Elijona përmendi disa deklarata të Klodit që, sipas saj, i kanë dhënë arsye për të krijuar shpresa për diçka më shumë jashtë shtëpisë.

BBVK/Instagram

Elijona: “Përderisa Dini e cek në Prime që ti vetë, në biseda edhe me Hygertën, ke thënë që mami yt e do një grua shqiptare, që ti ia ke nisur këtu brenda të thuash se je afruar shumë me shqiptarinë dhe i ke kuptuar shumë gjëra, atëherë edhe këto janë disa gjëra, Klod, që thjesht të lënë të nënkuptosh. Tani ti mos më bëj budallaqe mua”.

Klodi: “Jo ama, Elijona, duhet ta kuptosh një send: unë e shpreh realitetin tim. Mami im ma ka thënë atë send, që unë jam lidhur me shqiptarinë. Unë nuk jam duke gënjyer, përkundrazi, po tregoj veten”.

Elijona: “Nuk po them që je duke gënjyer”.

Klodi: “Unë po tregohem i sinqertë dhe ndoshta edhe më penalizon, por po tregohem i sinqertë”.

Elijona: “Po them se m’i ke thënë disa gjëra. Unë mendoj që do të kemi lidhje jashtë”.

Klodi: “Klodi nuk të ka dhënë shpresa”.

Elijona: “Ti më ke dhënë arsyet për të krijuar shpresat”.

Klodi: “S’t’i kam dhënë unë arsyet, por çfarë kam folur unë, si kam vepruar si njeri, ti e ke krijuar shpresën”.

Elijona: “Në rregull, nëse kjo të konvenon më shumë”. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër