Avokati i Bekteshit dhe Maksutit kërkon tërheqjen e akuzës për rastin “Puls”

Nga Xh M
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shkurt – ​Mbrojtësi i ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, zyrtarit Zoran Nikollovski dhe ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, ka dorëzuar iniciativë për rishikimin e aktakuzës për rastin “Puls”, me kërkesën që ata të lirohen nga akuza për shkak të, siç deklarojnë, mungesës së fajësisë.

​Avokati Elenko Millanov i ka kërkuar ushtrueses së detyrës prokurore, Anita Topallova-Isajllovska, që të thërrasë kolegjium në kuadër të Prokurorisë dhe të shqyrtojë aktakuzën e dorëzuar, pas së cilës do të merret vendim që këta të akuzuar të lirohen së bashku me të gjithë ata që nuk kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë ose autorizim natën kobshme.

​”Iniciativa është për zbatim të barabartë të ligjeve, gjithashtu edhe në përputhje me parimin e ekonomizimit të procedurës në mënyrë që ajo të përfundojë në mënyrë efektive në lidhje me personat për të cilët eventualisht mund të ketë lidhje shkak-pasojë me vetë ngjarjen juridiko-penale, duke shmangur përfshirjen e madhe të personave për të cilët një lidhje e tillë shkak-pasojë me ngjarjen nuk ekziston, njëkohësisht me mungesën e veprimeve të kryerjes ose mosveprimit lidhur me veprën”, thuhet në shkresën e publikuar nga TV24.
​Kërkesa është dorëzuar pas aktakuzës dhe propozim-akuzës së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Aty po zhvillohen procedura të ndara varësisht nga veprat e kryera nga policët. Ndër të tjera, ndiqen edhe policë të cilët kanë dorëzuar të dhëna të rreme për plotësimin e kushteve në Ministrinë e Ekonomisë.

​Të akuzuarit përmes avokatit kërkojnë që të përgjigjen vetëm ata që kanë pasur veprime të drejtpërdrejta ose autorizime në kohën e zjarrit, e jo të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar që “Puls” të punojë pa probleme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër