Mbikalimi në Bit Pazar mund të largohet tërësisht

Nga Xh M
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shkurt – Komuna e Çairit nuk përjashton mundësinë e heqjes mbikalimit ekzistuese në Bit Pazar të Shkupit, afër vendkalimit jolegal të këmbësorëve. Sipas komunës, aktualisht po zhvillohet një analizë e brendshme teknike, si dhe një vlerësim i kostos së mundshme për heqjen e urës, me qëllim gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme dhe funksionale për qytetarët.

“Komuna e Çairit është në dijeni të situatës lidhur me kalimin e shpeshtë të këmbësorëve në zonën e Bit Pazarit, pavarësisht ekzistimit të mbikalimit për këmbësorë. Aktualisht po zhvillohet një analizë e brendshme teknike, ku po shqyrtohen alternativa të ndryshme, përfshirë edhe vlerësimin e kostos së mundshme për heqjen e urës ekzistuese dhe gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme dhe më funksionale për qytetarët. Çdo veprim do të realizohet në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe institucionet kompetente, me prioritet rritjen e sigurisë rrugore dhe organizimin më efikas të hapësirës”, thanë nga komuna e Çairit.

Pyetem edhe në Qytetin e Shkupit se kur planifikojnë të fillojnë punimet për mbylljen e këtij vendkalim të rrezikshëm për qytetarët. Nga atje u përgjigjën shkurt se punimet pritet të fillojnë shumë shpejt, por pa e precizuar kohën. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, për vendkalimin ilegal për këmbësorë në Bit Pazar, kohë më parë, tha se duhet të mbyllet dhe se kjo çështje është duke u shqyrtuar me autoritetet lokale dhe se është duke pritur propozime nga sektori i komunikacionit. Sipas Gjorgjievskit, pas ndërhyrjes, do të përfundojë i gjithë procesi që do të mundësojë sigurinë dhe rregullimin e vendkalimit ilegal për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër