25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut humb jetën në vendin e punës në Zvicër

Nga Xh M
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një 25 vjeçar nga Maqedonia e Veriut e ka humbur jetën në vendin e punës në Zvicër të premten e kaluar.

Mediat atje raportojnë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 23:00 në Niederurnen, ku një punëtori ishte duke kryer punime pastrimi në një makinë prodhuese.

Dyshohet se ai është kapur nga makina industriale, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta se si ndodhi aksidenti.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Glaurus, viktima pësoi lëndime të rënda në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit.

Ai u transportua me urgjencë me helikopter drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit janë duke u zhvilluar nga Prokuroria e Kantonit Glarus dhe Policia Kantonale, ndërsa në operacionin emergjent morën pjesë rreth 20 persona nga policia, shërbimi i emergjencës, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër