Më shumë vdekje sesa lindje

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 mars – Në tremujorin e fundit të vitit 2025, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan më shumë vdekje sesa lindje, ashtu që dallimi është 956 persona.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2025, u regjistruan 3 842 lindje dhe 4 798 vdekje”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që numri i lindjeve shënoi ulje për 2.5 përqind, ndërsa vdekjet për 8.2 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Enti raportoi që në këtë periudhë ka pasur 2 310 martesa e 469 shkurorëzime, ashtu që numri i martesave është ulur për 4.8 %, ndërsa i shkurorëzimeve për 10.3 %.

artikuj të ndërlidhura