2 centë për litër nafte me shumicë, e 12 centë për pakicë, vendos marzhën qeveria e Kosovës

Nga B.M
794 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 Mars, Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës sot ka vendosur marzhën e fitimit për shitësit për naftën me shumicë dhe pakicë, si mas ndërhyrëse pas rritjes së çmimeve në tregun botëror dhe vendor për shkak të luftimeve në Lindje të Mesme.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, sot ka nënshkruar sot vendimin, me të cilin janë vendosur kufijtë e marzhës në shitjen nga tregtarët dhe shitësit vendor.

“Me këtë vendim është caktuar marzha tregtare maksimale e lejuar për operatorët ekonomikë. Për shitjen me shumicë, marzha maksimale do të jetë deri në 2 euro centë për litër, ndërsa për shitjen me pakicë deri në 12 euro centë për litër,” tha ministria në një komunikatë.

Sipas ministres, ndërhyrja ka qenë e “domosdoshme” për të mbrojtur konsumatorët dhe për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe të ndershme në tregun e Republikës së Kosovës.

“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes”, citohet të ketë thënë ministrja Kusari-Lila.

Sipas ministrisë, përmes kësaj mase, synohet që të “ruhet stabiliteti në treg, të parandalohen abuzimet me çmime dhe të sigurohet mbrojtje efektive” për konsumatorët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër