Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë ankesën ndaj gjuhës shqipe tek mallërat

Nga B.M
968 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 Mars, Zhurnal.mk – Gjuha shqipe duhet që të jetë prezente së bashku me gjuhën maqedonase në mallërat në tregun e Maqedonisë së Veriut, kanë konkluduar sot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të vendit, duke hedhur poshtë kështu një ankesë të avokatit maqedonas Valentin Pepelugoski.

Gjyqtarët e hodhën poshtë kërkesën e Pepelugoski-it për të hequr pjesë nga 6 nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, raporton Alsat-M.

Në ankesën e tij, Pepelugoski kishte pretenduar se gjuha shqipe nuk duhet përdorur në etiketat dhe dokumentacionin përcjellës informues të mallërave.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon kushtetueshmërinë dhe ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe për çështjen në fjalë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër