Kontrolle policore në Gostivar: Zbulohet objekt në ndërtim pa leje, kapet edhe një shtetas i Shqipërisë pa leje pune

Nga D. V.
1,151 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 10 mars, Zhurnal.mk – Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Gostivar kanë kryer kontrolle në disa objekte në ndërtim në territorin e Gostivarit, gjatë ditës së sotme.

Sipas policisë, kontrolli është realizuar në periudhën nga ora 11:00 deri në 14:00. Gjatë inspektimit është konstatuar se një objekt në ndërtim në rrugën “137” nuk posedonte leje ndërtimi të lëshuar nga Komuna e Gostivarit.

Në vendin e ngjarjes është hasur edhe një shtetas i Shqipërisë, E.V. (38), i cili nuk posedonte leje pune dhe kishte keqpërdorur qëndrimin turistik në vend.

Nga SPB Gostivar njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër