Rënie e numrit të të punësuarve në industri

Nga Xh M
987 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e numrit të të punësuarve për 3.6 përqind në industri gjatë muajit janar, krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Shkup, 11 mars, Zhurnal.mk – Numri i të punësuarve në industri në Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie prej 3.6 për qind gjatë muajit janar 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave i Maqedonisë së Veriut, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas raportit, numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët ka shënuar rënie prej 6.2 për qind në muajin janar të këtij viti krahasuar me janarin e vitit 2025. Po ashtu, rënie është regjistruar edhe në sektorin Industria përpunuese, ku numri i të punësuarve është ulur për 3.6 për qind.

Ndërkohë, rënie më e vogël është shënuar edhe në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, ku numri i të punësuarve ka rënë për 0.5 për qind.

Sipas të dhënave të statistikave, rënia më e madhe e numrit të punonjësve është regjistruar në sektorin e përpunimit të drurit, me 17.1 për qind më pak të punësuar.

Në të kundërtën, rritja më e madhe e punësimit është shënuar në sektorin e prodhimit të produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike, ku numri i punonjësve është rritur për 11 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër