Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Nga Xh M
829 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pak minuta më parë deputetët socialist kanë marrë një mesazh nga kryetari i grupit Taulant Balla për seancën e nesërme në parlament, ku do të votohen dy raportet për ish zëvendës-kryeministren Belinda Ballukun.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu e ka parë këtë mesazh nga ku Balla njofton për mbledhje grupi në orën 9:00 në ambientet e Parlamentit.

Ndërkohë në mbledhjen e fundit të Grupit të PS është votuar qëndrimi për mos të votuar dhënien autorizim SPAK për të arrestuar Ballukun.

Në kushtet kur në të tilla seanca rregullorja e Kuvendit i jep të drejtë deputetit për të cilin kërkohet arrestimi, të flasë, mbetet e paqartë nëse Balluku do ta shfrytëzojë apo jo këtë mundësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër