Vendi nuk ka qendër shtetërore për trajnimin e zjarrfikësve

Nga Xh M
1,127 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 mars – Maqedonia nuk ka një qendër shtetërore për trajnimin e zjarrfikësve. Ndërkohë, njësitë kundër zjarrit, veçanërisht në rajonin perëndimor të vendit po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë të zjarrfikësve të rinj dhe të trajnuar. Në vend ekzistojnë vetëm dy qendra për trajnimin e zjarrfikësve, thotë shefi i njësisë së Tetovës, Avni Ameti, por ato janë private dhe me kosto shumë të lartë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullatës, dihet se kemi mungesë të diku 30-40 zjarrfikës të rinj. Shkollë adekuate për këtë drejtim nuk kemi, dihet se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është e obliguar që të ketë shkollë të posaçme për zjarrfikës sikurse në gjithë rajonin apo Evropën dhe e ka kusht të kryej trajnime për zjarrfikësit”, deklaroi Avni Ameti. Shef i NJTKZ Tetovë.

“Ekipi i Televizionit Alsat u drejtua edhe në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim për të pyetur nëse ka plan për tu hapur një pikë shtetërore për përgatitjen e zjarrfikësve të rinj apo ndjekjen e kursit 900 orësh, por nga kjo drejtori thonë se nuk e dinë nëse kjo është apo jo ingerencë e tyre apo duhet ta bëj ndonjë institucion tjetër”.

Në mungesë të kësaj qendra shtetërore të trajnimit të zjarrfikësve, personat e interesuar apo që pranohen në njësitë kundër zjarrit, trajnohen privatisht, por me ndihma të vogla nga komunat nga vijnë. Ndjekja e një kursi për zjarrfikës në dy pika private të vendit, sipas drejtuesit të njësisë së Tetovës, kap vlerën e rreth 43.000 denarëve, ndërsa bashkë me udhëtimet arrin edhe deri në 150.000 denarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër