Shkup, 19 Shkurt, Zhurnal.mk- Çmimet e prodhimeve bujqësore (ang. Output price) nga kompanitë e e Maqedonisë së Veriut për konsumatorët në muajin shkurt të vitit 2026 kanë shënuar një rritje prej 20,7% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2025, thonë të dhënat më të reja të entit shtetëror të statistikave.
Kjo rritje kështu, edhe pse çmimet për prodhim, përkatësisht harxhimet e nevojshme (ang. Input price) për kompanitë për të prodhuar mallërat/prodhimin bujqësor u zvogëluan për 0,6% muajin e kaluar në krahasim me shkurt të vitit të kaluar.
“Çmimet në bujqësi në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak janë zvogëluar tek inputi për 0.6 %, tek autputi janë zmadhuar për 20.7 %,” tha entiti i statistikave sot.
Sipas këtyre të dhënave, në pjesën e “autputit” (çmimet të shitjesë), në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, çmimet e prodhimit bimor janë zmadhuar për 23.8 % dhe çmimet e prodhimit blegtoral janë zmadhuar për 1.6 %.
Në pjesën e “inputeve” (harxhimeve për prodhim), në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, ka rënie të çmimeve të inputit 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) për 1.1 %, dhe rritje të çmimeve të inputit 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) për 6.4%.
