Peci me mbështetje për fermerët: 10 cent subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar

Nga D. V.
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka bërë të ditur se për herë të parë fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht.

Peci në një postim në Facebook shkruan se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore.

“Nga 0 cent në 10 cent për herë të parë, fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht. Mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë.

Ky vendim është vetëm fillimi i mbështetjes serioze në bujqësi”, shkruan ish-ministri i Bujqësisë, kryetari i Mitrovicës së Jugut. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër