Nuk mund ta injorojmë faktin se, për herë të parë, Shtetet e Bashkuara kanë nisur një luftë në Lindjen e Mesme, pa u dhënë asnjë informacion paraprak aleatëve të tyre evropianë ose NATO-s, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
‘’Në fakt, ata po e ndjekin këtë veprim pa marrë parasysh pasojat në ekonominë globale, ekonominë evropiane dhe sigurinë tonë’’, shtoi Costa nga Shkolla e Çështjeve Ndërkombëtare SciencesPo.
“Ne po i paguajmë pasojat; po vuajmë një tronditje të rëndë ekonomike të shkaktuar nga kjo luftë”, shtoi ai.
