Çfarë vendimi mori PDK-ja pas mbledhjes së Kryesisë?

Nga Xh M
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim ky subjekt politik do të thërrasë Këshillin Drejtues, ku do të merren vendime për hapat e ardhshëm politikë.

Pas mbledhjes së përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së, ajo theksoi ndër të tjera se kjo parti e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Patëm mbledhjen e përbashkët të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar të PDK-së. Vendimi ynë sot është se do të thërrasim mbledhjen e Këshillit Drejtues brenda pak ditësh ku do të diskutojmë për aktualitetin e rëndë politik në Kosovë, dhe do të marrim vendimet për veprimet e ardhshme politike që na presin”, deklaroi ajo para mediave.

“PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po besoj për secilin që e ka ndjekur aktivitetin politik të PDK-së, respektimi i vendimeve të gjykatës për ne asnjëherë nuk është çështje diskutimi”, përfundoi Çitaku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër