Dëbora në Llogora, prefektja Allushi: Drejtuesit e mjeteve të përdorin tunelin si alternativë

Nga D. V.
231 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reshjet e dëborës kanë zbardhur mëngjesin e sotëm Llogoranë, e ndodhur rreth 40 km në juglindje të Vlorës.

Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi tha sot për ATSH-në se “në zonën e Llogorasë po vijojnë reshje bore me intensitet të lartë”.

“Për shkak të kushteve të përkeqësuara, rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin tunelin si alternativë kalimi. Ndërkohë, për ata që zgjedhin të kalojnë nga rruga e Llogorasë, këshillohet që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë”, tha Allushi.

Sipas saj, në ndihmë të situatës, drejt zonës është nisur edhe një patrullë policie për të monitoruar dhe garantuar sigurinë në qarkullim.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve, ndërsa situata po ndiqet në vijimësi.

Prania e borës në mjediset e Parkut Kombëtar të Llogorasë, e bën më tërheqës këtë mjedis pyjor malor edhe për të apasionuarit pas turizmit të bardhë.

Qafa e Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër