Jasmin Kadriu zyrtarizon lidhjen, publikon për herë të parë partnerin

Nga D. V.
312 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, po kalon një periudhë të lumtur në jetën e saj personale, ku dashuria duket se po merr gjithnjë e më shumë vëmendje publike.

Pak kohë më parë, ajo festoi njëvjetorin e lidhjes me partnerin e saj, duke ndarë momente romantike me ndjekësit.

Vëmendjen e mori sidomos dhurata luksoze – një Range Rover – që ajo pranoi nga partneri, duke shtuar edhe më shumë interesin rreth jetës së saj private.

Jasmin/Instagram

Edhe pse për një kohë identiteti i tij mbeti mister, së fundmi Jasmina ka vendosur të mos e fshehë më.

Ajo publikoi një fotografi në InstaStory ku shfaqet përkrah partnerit, duke e bërë për herë të parë lidhjen të dukshme për publikun.

Ky veprim duket se i ka dhënë fund spekulimeve, ndërsa ndjekësit kanë nisur të aludojnë edhe për një tjetër lajm të mundshëm në jetën e saj, megjithëse gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga vetë ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër