WSJ: Trump i gatshëm t’i japë fund luftës pa rihapur Ngushticën e Hormuzit

Nga D. V.
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

UASHINGTON, 31 mars – Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se është i përgatitur t’i japë fund operacionit kundër Iranit edhe nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet kryesisht e mbyllur, raporton ”Wall Street Journal”, duke cituar burime që thonë se ditët e fundit, presidenti dhe ndihmësit e tij kanë përcaktuar se misioni për zhbllokimin e Hormuzit do ta shtynte konfliktin përtej afatit kohor të përcaktuar prej katër deri në gjashtë javësh.

Trump thuhet se po zgjedh që Shtetet e Bashkuara të përqendrohen në arritjen e objektivave të tyre – neutralizimin e arsenaleve detare dhe raketore të Iranit – për t’i dhënë fund luftës, ndërsa njëkohësisht ushtron presion mbi Teheranin për të rivendosur tregtinë e lirë.

Nëse kjo qasje dështon, Uashingtoni është i përgatitur t’u kërkojë aleatëve të tij në Evropë dhe Gji të marrin drejtimin në operacionet për rihapjen e ngushticës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër