Portugalia në protestë kundër krizës së strehimit, qytetarët ngrenë mbi 100 tenda në sheshet e Lisbonës dhe Portos

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Lisabon, 4 nëntor Zhurnal.mk – Portugalia është përfshirë nga një tjetër valë protestash kundër krizës së strehimit, me qytetarët që janë rikthyer në sheshet qendrore të Lisbonës dhe Portos, duke ngritur tenda dhe duke kërkuar masa urgjente nga qeveria për përballimin e kostove të banimit.

Protestuesit kanë vendosur të qëndrojnë gjatë natës në hapësirat publike, duke e kthyer protestën në një formë presioni të vazhdueshëm ndaj autoriteteve për të ndërhyrë në tregun e banesave.

Të martën, më 3 nëntor, kolektivi qytetar “Acampada de Lisboa” organizoi një asamble të përgjithshme në sheshin Rossio, në zemër të kryeqytetit portugez, ku përsëriti kërkesat për masa të menjëhershme ndaj krizës së strehimit.

Pas përfundimit të asamblesë, protestuesit nisën ngritjen e tendave dhe vendosjen e pankartave në shesh. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë qytetarë që organizojnë kampingun e protestës, ndërsa gjatë natës numri i tendave u rrit ndjeshëm.

Deri rreth orës 03:00 të mëngjesit, një pjesë e konsiderueshme e sheshit Rossio ishte mbushur me tenda. Sipas raportimeve, mëngjesin e së mërkurës në këtë shesh numëroheshin rreth 80 tenda, ndërsa 20 të tjera ishin ngritur në një shesh në qytetin e Portos.

artikuj të ndërlidhura