Balla takim me socialistët në Kryevidh: Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së

Nga Xh M
317 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryevidh, 31 mars Zhurnal.mk – Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot takim në Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, ku u ndal tek progresi i vendit në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Balla theksoi rëndësinë e punës së përditshme dhe reformave konkrete, të cilat po sjellin rezultate të prekshme për qytetarët.

Për të këto reforma po përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

“Procesi i integrimit europian vijon sipas planit të dakordësuar, duke e afruar gjithnjë e më shumë Shqipërinë me familjen europiane”, u shpreh Balla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër