Rama pjesë e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, pritet nga Merz

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama u prit sot në Kancelarinë Federale në Berlin, nga Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Rama ndodhet në Berlin me ftesë të Kancelarit Merz, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing).

Takimi do të mbahet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian, si dhe angazhimin e saj të palëkundur në krah të aleatëve strategjikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër