Pentagoni konfirmon se shefi i shtabit të Ushtrisë amerikane do të dalë në pension

Nga D. V.
387 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pentagon, 3 prill, Zhurnal.mk –Pas raportimeve të mediave amerikane, Pentagoni tani ka konfirmuar atë që ka qarkulluar në media gjatë orës së fundit.

Gjenerali Randy George, sipas tyre, do të dalë në pension – me efekt të menjëhershëm, shkruan skynews.

Raportime të ndryshme në SHBA, kanë bërë të ditur se Sekretari amerikan i Luftës ka ndërmarrë hapa për ta shkarkuar George.

Sipas dy zyrtarëve, pritej që ai të qëndronte më gjatë në këtë detyrë, të paktën deri në verë.

George ishte shefi i 41-të i shtabit të Ushtrisë amerikane dhe e mori këtë detyrë në shtator të vitit 2023.

Largimi i tij është vetëm rasti më i fundit në një seri prej më shumë se një duzinë shkarkimesh të gjeneralëve dhe admiralëve të lartë nga Pete Hegseth që kur mori detyrën si Sekretar i Luftës.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër