Mexhiti mbështet konferencën ndërkombëtare për gratë në politikë

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 mars, Zhurnal.mk – Në Komunën e Çairit do të mbahet më 5 prill Konferenca Ndërkombëtare e Çairit, e fokusuar në temën “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidership, paqe dhe identitet evropian”, shkruan Zhurnal.

Ngjarja organizohet nga Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Hotel Bushi në Çair, duke mbledhur përfaqësues institucionalë, aktivistë dhe pjesëmarrës të tjerë për të diskutuar mbi rolin dhe përfaqësimin e gruas shqiptare në politikë, si dhe kontributin e saj në proceset e paqes dhe integrimit evropian.

Kjo konferencë synon të hapë debat mbi sfidat dhe mundësitë për fuqizimin e grave në vendimmarrje, si dhe të promovojë vlera të barazisë dhe përfshirjes në shoqëri.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet është e hapur, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe të interesuarit të jenë pjesë e diskutimeve.

artikuj të ndërlidhura