Kapet sasi e madhe e drogës në një veturë me targa të Shkupit

Nga Xh M
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gradsko, 4 prill Zhurnal.mk – Policia ka sekuestruar një sasi të madhe marihuane gjatë një aksioni të zhvilluar në autostradën “Miqësia” pranë Gradskos. Siç njofton MPB, janë privuar nga liria dy persona.

“Zyrtarët policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Njësia “Tigrat”, në pikën e pagesës Stobi, kanë vërejtur lëvizje të dyshimtë të një automjeti “Seat Altea” me targa të Shkupit, ndërsa shoferit, pasi iu dha shenjë të ndalojë për t’u identifikuar, me shpejtësi të madhe është larguar në drejtim të Gradskos. Për një kohë të shkurtër policia e ka kapur dhe ka kryer identifikimin dhe kontrollin e automjetit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga kontrolli i automjetit “Seat Altea”, i drejtuar nga F.N., janë gjetur dhe sekuestruar katër çanta të zeza, në të cilat ndodheshin gjithsej 65 pako me lëndë bimore, me peshë totale prej 65 kilogramësh, si dhe dy telefona celularë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër