Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Nga D. V.
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 prill, Zhurnal.mk – Kompania Okta ka njoftuar se zbritjet e saj të pajtuar me qeverinë në çmimet e shitjes për naftë dhe benzinë do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji.
Kjo kompani vendosi që zbritjen prej 3 denarë për litër nafte dhe 2 denarë për benzinën vazhdon deri më 30 prill për shitjet me pakicë.

Vendimi i saj, vjen pas vendimit të djeshëm të qeverisë për ulje akcize në naftë dhe benzinë, përkatësisht 4 denarë (0.065 euro) për naftë e 2 denarë (0.032 Euro) për benzinë, si vendime shtesë pas vendimit të muajit të kaluar për ulje të TVSH-së në importin e naftës nga 18% në 10%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër