Arrestohen 3 persona nga Kamjani, me thikë kërcënuan 53 vjeçarin nga Rakoveci

Nga D. V.
484 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Më datë 06.04.2026, në orën 20:00, në fshatin Pirok të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë privuar nga liria personat J.K. (33), J.A. (36) dhe J.N. (20), të gjithë nga fshati Rakovec i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga M.R. (53) nga fshati Rakovec, se në orën 17:45, derisa po lëvizte me bashkëshorten e tij me automjetin e tij drejt Tetovës, i kanë bllokuar rrugën, pas së cilës me mjet të fortë dhe metalik i kanë dëmtuar automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër