Berisha: Fermerëve t’u jepet naftë pa asnjë taksë

Nga D. V.
280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu sot mbështetjen për protestën e fermerëve dhe blegtorëve në Tiranë, të cilët kërkuan subvencionim të naftës.

Gjatë një konference për mediet, Berisha theksoi se fermerëve duhet t’u jepet nafta pa asnjë taksë.

“Asgjë nuk shënon heqja e akcizës për fermerët. Për fermerët duhet përgjysmim i ngarkesës fiskale dhe heqja e akcizës. Nafta duhet t’u jepet atyre pa asnjë lloj takse dhe kjo nuk po ndodh”, deklaroi ai.

Sipas tij, fermerët ndodhen në një situatë të vështirë dhe pa mbështetje nga qeveria.

“Ndaj dhe fermerët janë të pashpresë,” u shpreh Berisha.

Ai gjithashtu bëri thirrje për përshkallëzim të reagimit qytetar, duke e lidhur protestën e fermerëve me protestën e paralajmëruar më 17 prill në Tiranë.

“Shpresa e vetme dhe rruga e vetme e fermerëve është protesta me të gjitha mjetet më datën 17 prill në Tiranë dhe më pas bllokimi i rrugëve dhe i shesheve të vendit” tha Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër