Rritet bilanci i viktimave nga sulmi izraelit në Liban/ Shkon në 112 numri i të vdekurve, mbi 800 të tjerë të plagosur

Nga Xh M
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bejrut, 8 prill Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se sulmet izraelite në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë kryeqytetin Bejrut, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 112 personave.

Sipas të njëjtës ministri, 837 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të sotme.

Këtë mbrëmje, Forcat Mbrojtëse të Izraelit nisën një sulm të ri në Bejrut, pas përfundimit të asaj që e përshkruan si sulmin më të madh të koordinuar në Liban që nga fillimi i luftës.

Sipas raportimeve të mëparshme, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se marrëveshja e armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk lidhet me Libanin.

Sipas Karoline Leavitt kjo marrëveshje nuk prek situatën në Liban dhe grupin e Hezbollahut, duke kundërshtuar kështu pretendimet e bëra një natë më parë nga kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet ndërmjetësuese.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër