Transformohet shkolla “Bido Sejko” në Konispol, mjedise sportive dhe laboratorë

Nga D. V.
239 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Shkolla “Bido Sejko” në Konispol është transformuar plotësisht në kuadër të programit të investimeve publike 2025–2026, që synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë, ku është investuar në ambientet mësimore por edhe për krijimin e infrastrukturës sportive, duke përfshirë ndërtimin ose rikonstruksionin e terreneve për aktivitete fizike.

Falë këtij investimi shkolla është pajisur po ashtu edhe me sistemi modern ngrohjeje, ndërsa janë bërë ndërhyrje edhe për rritjen e eficiencës energjetike të godinës.

Investimi ka krijuar një mjedis më të përshtatshëm për procesin mësimor, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit, duke reduktuar kostot e energjisë për institucionin.

Kjo ndërhyrje vlerësohet si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e standardeve të arsimit në zonën e Konispolit dhe për rritjen e cilësisë së jetës së komunitetit lokal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër