26 të lënduar nga protesta, Ministria e Shëndetësisë tregon bilancin e mbrëmjes: Janë jashtë rrezikut për jetën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Në një përditësim të orës 19:31 të gjendjes shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie.

Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë, pritet reagimi.

Gjithashtu, 2 protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, një prej tyre (vajzë) në observim, gjendje stabël për momentin.

Pak minuta më parë kanë mbërritur 3 kalimtarë, jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër