Përleshje me armë mes një grupi shqiptarësh dhe afrikanësh në Itali, mbetet i plagosur një person

Nga Xh M
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 10 prill Zhurnal.mk – Një sherr me të shtëna armësh ka tronditur qendrën e qytetit të Trentos në Itali, paraditen e kësaj të premteje ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, kur katër persona janë përfshirë në një konflikt fizik.

Bëhet me dije se, dy prej tyre ndodheshin në një bar duke pirë kafe, ndërsa dy të tjerët iu janë afruar në këmbë nga zona e Piazza Fiera. Aty ka shpërthyer një përplasje, gjatë së cilës janë dëgjuar edhe disa të shtëna me armë, që dyshohet të ketë qenë pistoletë manovër, shkruajnë mediat italiane.

Sipas burimeve, thuhet se njëri nga ata është plagosur në shpatull ndërsa arma dyshohet se është përdorur edhe për goditje fizike. Një nga pistat kryesore ku policia po heton është ajo e një konflikti të lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

Alarmin e kanë dhënë pronarja e tabakerisë, të cilat janë strehuar në pjesën e pasme të ambientit të panikosura. Autoritetet ka bërë të mundur ndalimin e të katër personave të përfshirë. Fillimisht u dyshua për një tentativë grabitjeje, por hetimet e fundit flasin për një konflikt mes dy shtetasve shqiptarë dhe dy personave me origjinë nga Afrika e Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër