Humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova në Austri, u aksidentua me kamion

Nga Xh M
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Eferding, 11 prill Zhurnal.mk – Një 19-vjeçar kosovar nga rrethi i Eferdingut ka vdekur në vend pas një askidenti të ndodhur në autostradën e Eferdingut në Austri. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 e 46 të mëngjesit të sotëm.

Siç raportojnë mediat austriake, vetura e kosovarit është përplasur ballë për ballë me një gjysmërimorkio që po drejtohej nga një 63 vjeçar.

Një mjek që ndodhej rastësisht në vendin e aksidentit ofroi menjëherë ndihmën e parë dhe njoftoi shërbimet e emergjencës.

19-vjeçari nga Kosova, siç raportojnë mediat austriake ishte bllokuar brenda veturës dhe ishte dashur të nxirrej nga automjeti nga zjarrfikësit.

Siç shkruan “heute.at” një kushëri i kosovarit kishte mbërritur pak më vonë dhe e kishte njoftuar babanë e të ndjerit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër