‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për artikulimin e saj: Nëse duhet qëndroj në gardhin tim, e nuk përtyp asfaltin e Tiranës

Nga Xh M
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkodër, 12 prill Zhurnal.mk – Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka reaguar pas debatit që përfshiu rrjetin mbi artikulimin e saj në dialektin geg, dhe jo në gjuhën standarde, në çdo dalje publike, përfshirë aktivitetet zyrtare.

Nëpërmjet një reagimi të drejtpërdrejt e shterues, Neomalsorja mbron me fanatizëm të komunikimin e saj në gegërisht dhe e cilëson po aq standard sa e folura në gjuhën standarde.

Krenarinë e saj për gegërishten që flet, Koçeku e thekson edhe kur thotë se “ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”.

“E shoh që asht ngritë stuhi në gotë për hiçgja mbi deklaratën teme pse refuzoj me e folë gjuhën standarde. Di me ju thanë se gegnishtja asht standardi jem. Edhe sikur me m’dhanë malet në njanën dorë e detet n’dorën tjetër, vetë kohën me ma falë, unë s’kam me e lëshue gegnishten teme. Ndoshta ndokush mundet me m’quejtë fanatike apo të prapambetun apo anakronike, po njikohësisht jam edhe romantike, e gjuhës teme. Ju, me zhgjetimet tueja komentesh facebooku, po m’kërkoni për me i hangër fjalët e mue m’duket se po m’thoni me hangër gurët e zallit të lumit ku jam rritë, gurët e kullës teme që gjyshi jem i ka bajtë me ditë të tana n’shpinë, me i hangër vetë paraardhësit e mi. Unë kyt gja nuk mundem me e bâ. Ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”,- shkruan Koçeku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër