Prishtina e pret Dukagjinin në përballjen e fundit të xhiros në Superligë

Nga D. V.
258 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sot (e hënë) do të zhvillohet edhe sfida e fundit në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Prishtina është nikoqir i Dukagjinit, ku pritet një përballje interesante mes klubeve që kanë objektiva të ndryshëm.

“Bardhëkaltërit” janë në garë për vendin e tretë andaj është e domosdoshme të arkëtojnë pikët e plota, ndërsa Dukagjini gjithashtu ka të njëjtin objektiv për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Përballja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.

Kujtojmë, aktualisht Prishtina zë pozitën e katërt me 42 pikë, derisa Dukagjini vendin e gjashtë me 34 sosh, dy më shumë se Ferizaj që ndodhet në zonën e rrezikshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër