Shtetet e Bashkuara do të bllokojnë portet iraniane nga sot, me forcat amerikane, për të parandaluar të gjitha anijet të hyjnë ose të dalin nga rruga jetësore e transportit të naftës dhe gazit.
Dje, presidenti Trump njoftoi një “bllokim të plotë” të Ngushticës së Hormuzit pas bisedimeve të dështuara të paqes me Iranin.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se i gjithë trafiku detar që hyn dhe del nga portet iraniane do të bllokohet nga orën 10:00 (14:00 GMT) në përputhje me shpalljen e Trump.
”Bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane”, tha CENTCOM në X.
