Madrid, 28 tetor, Zhurnal.mk – Të paktën 10 persona kanë vdekur, pas përplasjes së dy trenave në Spanjë, sipas autoriteteve rajonale.
”Të paktën 10 persona humbën jetën sot në një përplasje midis dy trenave me shpejtësi të lartë rreth 150 kilometra në jug të Madridit, njoftuan autoritetet rajonale”, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.
Vagonët e një treni, të operuar nga kompania private hekurudhore ”Iryo”, dolën nga shinat pasi u përplasën me një tren të kompanisë shtetërore ”Renfe”, pranë Urdas, në provincën e Toledos.
Sipas raportimeve në media, të dy trenat po udhëtonin drejt jugut, në drejtim të Andaluzisë.
Agjencia e rrjetit hekurudhor, ADIF, njoftoi se qarkullimi hekurudhor midis Madridit dhe Andaluzisë është ndërprerë në të dyja drejtimet.
“Ka të paktën 10 të vdekur dhe është e mundur që ky numër të rritet”, tha Esther Padilla, zëdhënëse e rajonit Castile-La Mancha, ku aksidenti ndodhi pak para orës 08:00 GMT.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga ky aksident i rëndë”.
