Shtime, 13 prill Zhurnal.mk – Një person i moshës 36-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Godanc i Epërm, i komunës së Shtimes. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka thënë se personi ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Veseli shtoi se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.
“Me datën 13.04.2026, rreth orës 15:15, kemi pranuar një thirrje nga një qytetar, i cili ka njoftuar se në fshatin Godanc i Epërm – komuna e Shtimes, një person ishte rrëzuar në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë dërguar patrulla policore dhe ekipi emergjent nga Shtimja. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete. Më pas, lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore. Personi i cili ka humbur jetën është L.V., 36 vjeç. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është iniciuar rasti ” Hetim mbi vdekjen”, ka thënë Veseli.
