Në 24 orët e fundit janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar për dhunë në familje

Nga D. V.
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 prill, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme informon se nëpunësit e policisë kanë pranuar shtatë njoftime për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, me çka kanë privuar gjashtë persona.

Në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup dje në orën 17:50 e privuan nga liria B.Gj. (41) nga Shkupi, pasi më 11.04.2026 në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 43-vjeçare dhe i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

Sot në orën 00:40 në rajonin e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria N.D. (45) nga Shkupi, pasi më 12.04.2026 në shtëpi fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 41-vjeçare, kishte thyer një pjesë të orendive dhe më pas kishte bërë kërcënime me sende të mprehta. Sipas denoncimit, vajza dhe djali i tij, gjatë tentimit për t’ia marrë sendet e mprehta, kanë pësuar prerje. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

Nëpunës policorë nga SPB Shkup sot në orën 04:10 e privuan nga liria N.K. (40) nga Kroacia, pasi në banesë në zonën e Qendrës kishte sulmuar fizikisht partneren e tij O.K. (37) nga Ukraina dhe motrën e saj, kishte bërë kërcënime dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake. Gjithashtu, në orën 09:00, N.K. denoncoi se në banesë ishte sulmuar fizikisht nga partnerja e tij O.K., e cila kishte tentuar ta sulmonte me send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër