28
Shkup, 24 nëntor, Zhurnal.mk – Policia e Kumanovës ka hasur të rinj që mbanin maska dhe gjësende prej druri në qendër të Kumanovës. Siç ka bërë të ditur SPB e Kumanovës, gjësendet e tyre janë konfiskuar. Ata do të thirren në bisedë informative.
“Sot në orën 00:12 në SPB Kumanovë është raportuar se një grup i madh të rinjsh u panë në zonën qendrore të qytetit duke mbajtur maska dhe shkopinj druri. Ata janë kapur dhe gjësendet e tyre janë konfiskuar. Ata do të thirren në stacionin policor dhe do të zhvillohet bisedë informative me ta”, deklaroi policia.

