Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

Nga D. V.
188 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 prill Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të zhvillojë sot një takim zyrtar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit për media, takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë duke filluar nga ora 13:30.

Vizita e kryediplomatit belg është pjesë e një turi në rajon, gjatë të cilit ai do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se Shqipëria do të vizitohet në një fazë të mëvonshme, kur pritet edhe hapja e ambasadës belge në Tiranë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër